“Evrikom” – prodhuesi prijës i parafinës, llojeve të ndryshme të dyllit dhe qirinjve

Rreth Nesh -

Rreth Nesh -

Rreth Nesh -

Firma “Evrikom” është themeluar gjatë vitit 1993 në qytetin Stara Zagora të Bullgarisë.

Veprimtaria jonë kryesore është:

  • përpunimi dhe prodhimi i llojeve të ndryshme të dyllit për përdorime të ndryshme;
  • furnizimi i parafinës dhe dyllit;
  • prodhimi i qirinjve.

“Evrikom” është lider në tregun bullgar për nga vëllimi i shitjeve të parafinës, dyllit dhe qirinjve dhe një nga firmat e mëdha në Ballkan në këtë degë.

Zhvillohemi me sukses, ja cilat janë disa nga arsyet për këtë:

  • Organizimi i mirë i biznesit garanton furnizimin e besueshëm të parafinës dhe prodhimin e llojeve të posaçme të dyllit në përputhje me kërkesat e klientëve tanë;
  • Marrëdhëniet me partnerët tаnë të biznesit janë korrekte dhe të ndershme;
  • Personeli ynë është mjaft i motivuar – kemi profesionistë me përvojë dhe specialistë të rinj dhe ambiciozë;
  • Baza jonë në Stara Zagora ka vendndodhje të favorshme gjeografike për furnizuesit dhe klientët tanë;

Baza e prodhimit dhe magazinimit e firmës ndodhet në terren të vet prej 8044 m. katrorë. Toka është e vendosur cili ndodhet pranë platformës hekurudhore në Zonën Industriale të qytetit Stara Zagora. Sipërfaqja e ndërtuar, e cila përdoret për prodhim dhe për depo është prej 2100 metrash katrorë. Në të mund të mbahet njëkohësisht 600 tonë parafinë e ngurtë dhe e lëngët dhe të prodhohen 15 tonë përzierje të dyllit dhe 6 tonë qirinj për 24 orë.

Pajisjet bashkëkohore laboratorike dhe ato të prodhimit, si dhe automatizimi i procesit të prodhimit vazhdimisht sigurojnë cilësi të lartë të produkteve tona.

Rreth Nesh -

Rreth Nesh -